Dhjetëra mijëra civilë mbeten të zhdukur pas ndalimit arbitrar në luftën civile në Siri, thanë hetuesit e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tyre, mijëra janë torturuar ose vrarë në paraburgim.
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar, pranë Këshillit të OKB-së për të Drejta të Njeriut, bazohet në mbi 2,650 intervista dhe në hetimet në më shumë se 100 ambiente paraburgimi.
Ai dokumenton shkelje nga pothuajse secila palë e madhe në luftë, që “me sa duket ka pasur për qëllim t’i frikësojë dhe ndëshkojë kundërshtarët e perceptuar”.
Sipas raportit, viktimat dhe dëshmitarët kanë përshkruar “vuajtje të paimagjinueshme”, përfshirë përdhunimin e vajzave dhe djemve të moshës 11 vjeç.
Ish-të burgosurit kanë thënë se nuk kanë parë dritën e diellit për muaj të tërë, janë të detyruar të pinë ujë të papastër dhe të hanë ushqim të mykur, thekson raporti.
Sipas tij, të burgosurit kanë ndarë qeli të mbipopulluara, pa tualet dhe pa të drejtën e kujdesit mjekësor.
Çështja është një “traumë kombëtare” që duhet adresuar, thotë raporti.
Siria është shkatërruar nga një konflikt që ka shpërthyer pasi Qeveria e presidentit Bashar al-Assad u është përgjigjur me forcë vdekjeprurëse protestave paqësore anti-qeveritare, në mars të vitit 2011.
Luftimet kanë lënë së paku 380,000 njerëz të vdekur dhe kanë bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë./REL/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...