Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain.
Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.
“Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar – normalja e re – dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vjetët që po vijnë”.
Shefja e kësaj agjencie – e veja e senatorit të ndjerë amerikan John McCain – ka thënë se vlerësohet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim.
Në gjetjet tjera është përmendur se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë.
Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë besohet se janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e çmimeve./rel
Maqedonci, Turqisë: Do të jeni adresa më e shpeshtë për bler...
Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërges...
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...