Google ADS

OKB: Mbi 3 mijë e 700 civilë të vrarë në Ukrainë

01:15 | 19 Maj 2022
Trina Galanxhi

OKB-ja ka regjistruar 3,778 vdekje civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës së Rusisë, më 24 shkurt – të paktën 251 prej tyre fëmijë – sipas përditësimit të saj të fundit.

4,186 të tjerë janë regjistruan si të plagosur, kryesisht si rezultat i granatimeve dhe sulmeve me raketa.

Megjithatë, Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka informuar se numri aktual i vdekjeve dhe i lëndimeve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë për shkak të vështirësive të numërimit të viktimave në një zonë lufte, shkruan BBC.

Në territorin e kontrolluar nga grupet e lidhura me Rusinë, sipas OKB-së, 124 civilë janë vrarë dhe 492 janë plagosur./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme