Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan tha më 22 gusht se më shumë se 200 ish-anëtarë të ushtrisë, forcave të zbatimit të ligjit dhe qeverisë së Afganistanit janë vrarë që kur talibanët morën pushtetin në vend, përkundër vendimit për amnisti.
Misioni i OKB0-së në Afganistan (UNAMA) tha në një raport se kishte regjistruar të paktën 218 vrasje jashtëgjyqësore që nga marrja e pushtetit në Afganistanit nga talibanët në mes të vitit 2021 e deri në qershor të këtij viti.
“Në shumicën e rasteve, individët u arrestuan nga forcat e sigurisë de fakto, shpesh për një kohë të shkurtër, përpara se të vriteshin”, thuhet në raportin e UNAMA-s.
Udhëheqësit e lartë të talibanëve kanë thënë se ish-zyrtarët e qeverisë dhe ish-anëtarët e ushtrisë do të amnistohen me urdhër të liderit të tyre suprem.
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha në përgjigje të UNAMA-s se nuk kishte marrë raporte për ndonjë rast të mosrespektimit të urdhrit për amnisti dhe se çdo rast që kishte ndodhur do të hetohej.
Rreth gjysma e vrasjeve të regjistruara nga UNAMA ndodhën në katër muajt e parë pasi talibanët morën pushtetin, ndërsa forcat e huaja të përkrahura nga SHBA-ja po tërhiqeshin në gusht të vitit 2021, ndërsa 70 raste u regjistruan gjatë vitit 2022.
“Për shumicën e shkeljeve të përmendura në këtë raport, ka informacion të kufizuar në lidhje me masat e marra nga autoritetet de fakto për t’i hetuar incidentet dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, tha UNAMA, duke iu referuar administratës talibane.
“Mosndëshkimi i dukshëm përmes të cilit anëtarët e autoriteteve de fakto vazhdojnë të kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë ish-ushtrisë është një shqetësim serioz”, thuhet tutje në raport.
Në total, UNAMA ka regjistruar 800 incidente të shkeljeve të të drejtave të njeriut të lidhura me talibanët ndaj ish-punonjësve të qeverisë dhe ushtrisë, duke përfshirë arrestime arbitrare, zhdukje më forcë dhe torturim.
Shumica ishin kundër ish-anëtarëve të forcave të sigurisë dhe policisë, tha misioni.
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha se udhëheqësi i tyre suprem kishte lëshuar urdhrin për amnisti dhe një urdhër tjetër kundër torturimit dhe keqtrajtimit të njerëzve në paraburgim.
“Asnjë personel ushtarak i administratës së mëparshme nuk është arrestuar, ndaluar apo torturuar për shkak të aktiviteteve të tij në institucionet e sigurisë”, thuhet në deklaratën e tyre, e cila është pjesë e raportit të OKB-së./rel
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...