Google ADS

OKB: Mbi 12.500 refugjatë kanë hyrë në Evropë në vitin 2019

21:13 | 12 Prill 2019
Arbresh.info

Agjencia e migrimit e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 12.546 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë nga deti që nga fillimi i vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu 407 emigrantë janë zhdukur në det këtë vit, sipas raportit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, 16.218 refugjatë dhe emigrantë kanë hyrë në Evropë dhe 558 të tjerë u mbytën në Detin Mesdhe.

Numri i personave që kanë arritur në Spanjë dhe Greqi mes 1 janarit dhe 10 prillit është 5.880 për secilin vend. Numri i personave të ardhur në Itali është shumë më i ulët (551 nga 6.894 gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar), Malta 246 persona dhe Qipro 177 persona.

IOM dhe UNICEF më herët gjatë ditës shfaqën shqetësime për situatën e 62 emigrantëve dhe refugjatëve të shpëtuar më 3 prill nga anija Alan Kurdi, që drejtohet nga organizata joqeveritare gjermane “Syri i detit”.

“Agjencitë riafirmojë prioritetin absolut për shpëtimin e jetëve në det dhe garantimin e zbarkimit të sigurt dhe në kohë”, thuhet në një kumtesë të përbashkët.

“Situata në Libi e bën absolutisht të nevojshme formimin e mekanizmave të zbarkimit që janë të parashikueshme dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare, ndër të cilat vendi i Afrikës së Veriut nuk mund të konsiderohet si port i sigurt”, tha IOM.

Në ditët e fundit, dy gra janë zbarkuar nga një anije për probleme shëndetësore, konfirmoi përfaqësuesi i IOM-it në Itali, Flavio Di Giacomo.

Rreth 30.510 emigrantë humbën jetën në periudhën mes viteve 2014 dhe 2018 gjatë udhëtimit të vështirë për në Evropë, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar në muajin janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme