Më shumë se 1,000 civilë janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Shifrat i bën të ditura shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Michelle Bachelet konfirmoi se zyra e saj ka verifikuar deri më tani 1,189 vdekje mes civilëve në Ukrainë, në mesin e të cilëve përfshihen 98 fëmijë. Të dhënat janë mbledhur që nga 24 prilli. Megjithatë, bilanci real i viktimave ka gjasa të jetë shumë herë më i lartë.
Ajo tha: “Civilët po durojnë vuajtje të pamatshme dhe kriza humanitare është kritike.”
Shifrat e fundit të viktimave nga qyteti i rrethuar i Mariupolit tregojnë se vetën në qytetin port të vendit kanë humbur jetën të paktën 2,000 njerëz. /abcnews.al/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri