Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se mbërritjet nga Mesdheu në Evropë që nga viti 2015 shënuan rënie, por shifrat e vitit të fundit të mbërritjeve nga deti në Itali arritën në mbi 10.400 duke shënuar një rritje prej rreth 170 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA)
Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNICEF), Carlotta Sami, u adresua në një brifing të OKB-së, të organizuar në mënyrë virtuale, nga Porti Trapani në Sicili ku rreth 450 persona po zbarkonin pas shpëtimit nga një anije e një organizate joqeveritare.
“UNHCR përgëzon Italinë për mbajtjen e porteve të saj të hapura gjatë pandemisë. Megjithatë, është i nevojshëm edhe solidariteti nga vendet e tjera anëtare të BE-së”, tha Sami.
Ajo theksoi se situata në rajon do të vazhdojë të detyrojë njerëzit të përdorin “masa të dëshpëruara” për të kërkuar siguri.
“Po telefonoj nga Porti i Trapanit në Sicili. Përderisa po flas, mbi 450 persona po zbarkojnë pas shpëtimit nga anija e organizatës joqeveritare ‘Sea Watch’, midis tyre rreth 180 janë fëmijë”, tha Sami.
Që nga orët e para të 1 majit, rreth 1.500 persona kanë zbarkuar në Itali pas shpëtimit nga rojet bregdetare italiane dhe policia doganore ose nga organizatat joqeveritare ndërkombëtare në Mesdheun Qendror.
“UNHCR po ashtu është shumë e shqetësuar për numrin e të vdekurve. Deri më tani, në vitin 2021, të paktën 500 persona dihet se kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për kalimin e rrezikshëm të detit përgjatë rrugës së Mesdheut Qendror, krahasuar me 150 në të njëjtën periudhë të vitit 2020”, tha Sami.
200 për qind rritje e jetëve të humbura
Sipas zëdhënës së UNHCR-së, kjo është një rritje prej mbi 200 për qind dhe kjo humbje tragjike e jetëve, siç tha ajo, edhe një herë thekson nevojën për të rivendosur një sistem për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në Mesdheun Qendror të koordinuar nga shtetet.
“Ne kemi vërejtur një prani të lartë të fëmijëve, shumë prej të cilëve janë të pashoqëruar. shumica e mbërritjeve vijnë nga Mali, Eritrea dhe Afrika e Veriut. Arsyet pas këtyre lëvizjeve janë komplekse. Shumë ikin nga lufta dhe konfliktet, si në Sahel ku sulmet pa kriter çojnë vazhdimisht në vdekje dhe zhvendosje të detyruar. Shumë janë duke ikur nga persekutimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore”, u shpreh Sami.
Ajo tha se megjithatë lëvizjet drejt Evropës përfaqësojnë vetëm “majën e ajsbergut”.
Shumica mbetet pranë vendeve të tyre, me mbi 5.4 milionë refugjatë dhe njerëz të zhvendosur brenda në vendet e rajonit Sahel që shtrihet në pjesën veriore të Afrikës.
Sipas statistikave globale të UNHCR-së, 80 për qind e njerëzve që ikin qëndrojnë brenda rajonit të tyre të origjinës.
“Përderisa këta njerëz janë sjellë në siguri në Itali, ne e nxisim bashkësinë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar mbrojtjen e personave që udhëtojnë përgjatë kësaj rruge dhe për të garantuar alternativa të sigurta për këto udhëtime të rrezikshme dhe të dëshpëruara”, tha Sami.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...