Zyra e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se shtetësia e re e Indisë është “fundamentalisht diskriminuese” në natyrë dhe nuk u ofron myslimanëve të njëjtën mbrojtje si pakicave tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Jeremy Laurence, zëdhënës i Zyrës së Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se ligji i ndryshuar duket se minon angazhimin e Indisë për barazi para se ligji të sanksionohet në kushtetutën e vendit.
Të mërkurën, Parlamenti i Indisë miratoi projektligjin i cili do t’u japë shtetësinë gjashtë pakicave nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, të gjitha vende me shumicë myslimane në Azinë e Jugut.
Ligji kontrovers u miratua dhe hyri në fuqi dje pasi e nënshkroi atë presidenti indian, Ram Nath Kovind.
Zyrtari i OKB-së tha se ligji minon detyrimet e Indisë sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës për Eliminimin e Diskriminimit Racial.
“Megjithëse ligjet më të gjera të natyralizimit të Indisë mbeten në fuqi, këto ndryshime do të kenë efekt diskriminues në qasjen e njerëzve te kombësia”, tha Lawrence.
Zyra e të drejtave të OKB-së tha se të gjithë migrantët, pavarësisht statusit të tyre të migracionit, kanë të drejtë të respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e tyre njerëzore.
Theksohet se India vetëm një vit më parë miratoi Marrëveshjen Globale për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...