Google ADS

OKB: Liderët më të interesuar për pushtet se sa për t’i dhënë fund konfliktit

12:57 | 7 Qershor 2024
R J

Shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka thënë se udhëheqësit në vendet e shkatërruara nga lufta po i japin përparësi rivaliteteve politike dhe pushtetit sesa përfundimit të luftës.

Në një intervistë për Associated Press, ai shtoi se punonjësit humanitarë në zonat e konfliktit po shohin rezultatet e dështimeve politike në punën e tyre të përditshme.

Komentet e Griffiths vijnë pasi raportet thonë se 200 punonjës të ndihmës janë vrarë në Gaza.

“Nuk mungon diplomacia politike për Gazën,” tha ai. “Thjesht nuk po funksionon mjaft mirë. Por përpjekjet që janë bërë nga një sërë qeverish për të mbështetur popullin palestinez na tregojnë se mund të bëhet.”

OKB-ja nga ana e saj ka thënë se forcat izraelite kanë penguar kalimin e ndihmave duke bllokuar pikat kryesore kufitare./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme