Ekspertët e të drejtave të njeriut në OKB kanë reaguar ndaj situatës të tensionuar në Spanjë, duke paralajmëruar autoritetet spanjolle se përpjekja e tyre për të ndaluar referendumin shkel të drejtat themelore të demokracisë.
Ndërhyrja e dy specialistëve që punojnë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së vjen pasi politikanët e lartë katalanas i kanë bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë në krizën më të keqe territorial në Spanjë, transmeton portali arbresh.info
Edhe pse referendumi është shpallur i paligjshëm nga qeveria spanjolle dhe gjykata kushtetuese e vendit, qeveria rajonale pro-pavarësisë e Katalonjës ka theksuar se referendumi do të mbahet ditën e diele, sikurse është planifikuar.
David Kaye dhe Alfred de Zayas përmes një deklaratë kanë theksuar se janë duke e përcjellur me shqetësim situatën e krijuar, ndërsa kanë vënë në dukje arrestimet e 14 zyrtarëve qeveritarë katalanas, bllokimin e faqeve të referendumit dhe mundësinë për të bllokuar procesin.
“Pavarësisht nga ligjshmëria e referendumit, autoritetet spanjolle kanë përgjegjësi të respektojnë ato të drejta që janë thelbësore për shoqëritë demokratike”, thanë ekspertët.
“Masat që po merr qeveria spanjolle janë shqetësuese, sepse ato duket se po shkelin të drejtat themelore individuale”, theksojnë ata.
Qeveria spanjolle është zotuar të parandalojë mbajtjen e votimit, duke argumentuar se do të ishte një shkelje e qartë e kushtetutës së vendit.
Megjithatë, zyrtarët në Katalonia këmbëngulin se votimi do të vazhdojë dhe se Katalonia do të shpallë pavarësinë e saj nga Spanja brenda 48 orëvë pas referendumit./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...