Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka dënuar përdorimin e fëmijëve si bomba vetëvrasëse nga pjesëtarët e organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë.
UNICEF reagoi disa orë pasi dy vajza të mitura dhe një djalë hodhën veten në erë në një qendër të frekuentuar në zonën Konduga të shtetit Borno të Nigerisë.
Incidenti la të paktën 30 të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.
“UNICEF dënon përdorimin e fëmijëve si ‘bomba njerëzore’ dhe në çdo rol luftarak ose jo luftarak në konfliktin në verilindje të Nigerisë”, tha UNICEF.
UNICEF theksoi se përdorimi i fëmijëve në këtë mënyrë është i papranueshëm.
Agjencia e OKB-së poashtu tha se përfshirë incidentin e djeshëm, këtë vit 5 fëmijë janë përdorur si bomba njerëzore në Nigeri.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të konfliktit në verilindje të Nigerisë që menjëherë të ndërprein të gjitha sulmet ndaj civilëve, të mos përdorin fëmijët në këtë konflikt dhe të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha UNICEF. / AA.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...