Mutasim Elagraa, një ekonomist me Konferencën e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), tha se vlerësimi përfshin të ardhurat publike të humbura dhe pagesat e interesit.
Një raport i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka zbuluar se kostoja fiskale e pushtimit të Izraelit për popullin palestinez në periudhën 2000-2007 vlerësohet 47.7 miliardë dollarë ose trefishi i ekonomisë palestinezë në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mutasim Elagraa, një ekonomist në Konferencën e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), foli rreth raportit në një konferencë për media në Gjenevë.
“Në dekadën e fundit, disa studime dhe raporte të UNCTAD-it kanë adresuar rrjedhjet fiskale palestineze në Izrael”, tha Elagraa.
Raporti i titulluar “Kostoja ekonomike e pushtimit izraelit për popullin palestinez: Aspektet fiskale” nesër do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Kjo rrjedhje fiskale bëri që organizatat e tjera ndërkombëtare ta sjellin në diskutim këtë çështje, e cila ndihmoi duke tërhequr në mënyrë retroaktive një pjesë të burimeve fiskale të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) nga Izraeli”, tha Elagraa.
Ekonomisti tha se vlerësimi përfshin të ardhurat publike të humbura dhe pagesat e interesit.
“Kjo kosto fiskale kumulative e vlerësuar e pushtimit izraelit jo vetëm që do të eleminonte deficitin e buxhetit palestinez, të vlerësuar në 17.7 miliardë dollarë amerikanë gjatë të njëjtës periudhë, por po ashtu do të krijonte një tepricë gati dy herë më të madhe se deficiti”, tha Elagraa.
Përndryshe, sipas raportit, gjithashtu do të ishin rritur më shumë se dhjetëfish shpenzimet e zhvillimit të qeverisë palestineze, me vlerë prej 4.5 miliardë dollarë gjatë periudhës në shqyrtim.
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...
Assesi t’i buzëqesh fati Brojës, pëson dëmton të rëndë...
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...