Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët paralajmëroi sot për një përkeqësim të shpejtë të situatës në Ukrainë pasi njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri, raporton BBC.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi “pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen”.
Agjencia e refugjatëve u bën thirrje fqinjëve të Ukrainës që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ata që ikin dhe thotë se është e gatshme të “mbështesë përpjekjet e të gjithëve për t’iu përgjigjur çdo situate të zhvendosjes së detyruar”.
Ndërkohë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, u bëri thirrje atyre që luftojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve.
OKB-ja kishte lëshuar tashmë një apel rekord për financim në vitin 2022 për të lehtësuar krizat në Siri, Jemen, Afganistan dhe rajonin Sahel të prekur nga thatësira në Afrikë. Një konflikt i mëtejshëm i madh dhe krizë refugjatësh në mes të Evropës mund t’i shtrijë burimet e saj shumë përtej kufijve të tyre./arbresh.info/ç
Hapet konkursi për 500 bursa për nxënësit e shkollave të mes...
Dalin në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës p...
Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëp...
Begaj e falënderon ministrin e Arabisë Saudite për njohjen e...
Mushkonjat, sebep për ngordhjen e bagëtive në Myzeqe të Shqi...
Në gjendjen jo më të mirë fizike, Rodri ka mbërritur në Pari...