OKB-ja zvogëlon buxhetin për misionet paqeruajtëse

18:47 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info
Shtetet anëtare në Kombet e Bashkuara janë pajtuar për të zvogëluar buxhetin vjetor për misionet paqeruajtëse.
OKB-ja ka rreth 100,000 paqeruajtës të angazhuar në 14 misione në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribueset kryesore në buxhetin e vitit të kaluar me 28.5 për qind të fondit, të përcjella nga Kina me 10.3 për qind dhe Japonia me 9.7 për qind. Në muajin mars, ambasadorja amerikane në këtë organizatë, Nikki Haley ka thënë se Uashingtoni është duke planifikuar zvogëlimin e fondit, duke iu bërë thirrje shteteve tjera për ndarje të shumave më të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme