Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 6 mijë e 755 civilë u vranë, dhe më shumë se 10 mijë e 600 të tjerë u plagosën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Pushtimi rus i Ukrainës – që nisi më 24 shkurt – ka hyrë në muajin e dhjetë.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të betejën në lindje, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa drejtime.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i Ukrainës, tha më 13 dhjetor, se rusët vazhduan të sulmojnë në Bakmut, Avdijivka dhe Zaporizhja në Ukrainën lindore dhe qendrore, por bombarduan pa dallim, si pozicionet ushtarake, ashtu edhe vendbanimet civile.
“Në përpjekje për të frenuar veprimet e forcave ukrainase, armiku po bombardon pozicionet e trupave tona dhe objektivat civile përgjatë gjithë linjës së kontaktit”, thuhet në njoftim.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se granatimet e vazhdueshme të Rusisë kanë shkatërruar plotësisht qytetin e Bakhmut dhe kanë dëmtuar rëndë qytetin e Avdijivka.
Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe kanë lënë pa rrymë miliona persona./REL
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...