OKB-ja: Situata në Gaza po përkeqësohet në nivel të paparë

12:32 | 10 Janar 2024
K.B

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), theksoi se situata në Gaza është përkeqësuar në një nivel të paparë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Në një mesazh të ndarë nga platforma e medias sociale X e UNRWA-së, tërhiqet vëmendja se nuk ka mbetur zonë e sigurt për civilët në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet e Izraelit që arrijnë deri në gjenocid.

“Pothuajse e gjithë popullata e Gazës është zhvendosur me forcë. Familjet kërkojnë siguri në këtë rajon në të cilin nuk ka sigurinë në asnjë vend. Sistemi shëndetësor po rrënohet me shpejtësi. Po shënohet uri dhe përkeqësim në nivele të papara. Njerëzit janë të shtyrë drejt dëshpërimit. Armëpushimi i menjëhershëm humanitar është çështje për jetë a vdekje”, thuhet në mesazh.

Në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej 95 ditësh në Rripin e Gazës, deri më tani përfshirë të paktën 10 mijë fëmijë dhe 7 mijë gra janë vrarë 23.210 palestinezë, ndërsa janë plagosur 59.100 të tjerë. Ndërsa informohet se mijëra të vdekur ndodhen nën rrënoja dhe se po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar banorët.

Në Rripin e Gazës ku ndihmat humanitare janë të bllokuara nga forcat izraelite, ka mungesë të nevojave themelore si dhe ka vështirësi të mëdha në trajtimin e të plagosurve për shkak të mungesës së ilaçeve dhe të produkteve shëndetësore./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme