OKB-ja po punon me SHBA-në dhe BE-në për të nxjerrë ushqimin rus në tregje

22:24 | 20 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi sot se Kombet e Bashkuara po punojnë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të kapërcyer pengesat që ushqimi dhe plehrat ruse të arrijnë në tregjet botërore.

Duke folur në një konferencë shtypi nga Stambolli, Guterres tha se sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja e rënë dakord në Turqi muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës të ndërprera që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, më shumë se 650,000 tonë metrikë drithë dhe ushqime të tjera tashmë po eksportoheshin.

“Pjesa tjetër e kësaj marrëveshjeje është qasja e papenguar në tregjet globale të ushqimit dhe plehrave ruse, të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, tha ai.

Njëkohësisht Guterres foli edhe për vendet që i kishin vendosur sanksione Rusisë Guterres për pushtimin luftën që po zhvillon në Ukrainë.

“Ka një numër të caktuar pengesash dhe vështirësish që duhet të kapërcehen në lidhje me transportin në sigurime dhe financa”, shtoi më tej ai.

Guterres tha se OKB-ja po punonte me Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian për të hequr këto pengesa.

“Marrja e më shumë ushqimeve dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia është thelbësore për të qetësuar më tej tregjet e mallrave dhe çmime më të ulëta për konsumatorët“, shtoi ai./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme