Dhjetëra mijëra refugjatë Rohingya që u arratisën nga Mianmar dhe u vendosën në Bangladesh, duhet të zhvendosën për të shmangur përmbytjet dhe rreziqet tjera nga musonët, tha Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antoio Guterres.
Rreth 150 mijë Rohingya jetojnë në zonat e prirura nga përmbytjet në kampet Bazar Cox dhe mund të ekspozohen ndaj rreziqeve shëndetësore si kolera, transmeton portali arbresh.info
OKB ka paralajmëruar se kjo sëmundje mund të përhapet për shkak të sezonës së shiut, që pritet të fillojë në qershor.
“Monsoni ( sezona e shiut) është shqetësimi më i madh”, tha Guterres para gazetarëve në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Qeveria në Daka po vazhdon bisedimet me agjencitë e OKB-së mbi zhvendosjen e myslimanëve Rohingya.
Sipas raporteve të mëparshme është thënë se ata pritet të tranferohen në një ishull të largët.
Rreth 700 mijë myslimanë Rohyngua kanë arritur në Bangladesh si pasojë e shpërthimit të armatosur në Rakhine të Mianmarit./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...