Google ADS

OKB-ja: Mbi 18 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus

19:11 | 4 Shkurt 2023
K.B

Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë rreth një vit më parë në vazhdimësi ka mbledhur të dhëna rreth pasojave të luftës, dëmeve e jetëve të humbura.

OKB-ja ka bërë të ditur se që nga shkurti i vitit të kaluar mbi 18 milionë kalime kufitare janë bërë jashtë Ukrainës, shkruan Aljazeera.

Po ashtu bëhet e ditur se ky numër pasqyron lëvizjet ndërkufitare jashtë vendit dhe jo individët.

Por, rreth 10 milionë njerëz janë kthyer sërish në territorin ukrainas që nga shkurti i vitit të kaluar, sipas raportit të OKB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme