Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e lidhur me OKB-në njoftoi se temperatura prej 38 gradë Celsius, e matur në qytetin Verkhoyansk të Siberisë më 20 qershor 2020 është njohur si rekord i temperaturës për Arktikun, transmeton Anadolu Agency (AA).
WMO kishte kërkuar informacion nga autoritetet ruse më 3 qershor 2020 për konfirmimin e 100.4 gradë Fahrenheit (38 gradë Celsius) të regjistruar më 20 qershor 2020 në qytetin Verkhoyanks në Siberi, i vendosur në 67.5 gjerësi veriore, ku temperaturat sezonale janë shumë më të larta.
Zëdhënësja e WMO, Clare Nullis në konferencën për media të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha: “Ne e konsiderojmë temperaturën prej 38 gradë Celsius, të matur në qytetin Verkhoyansk më 20 qershor 2020 si rekord të ri në Arktik”.
Nullis tha se vitin e kaluar, valë të paprecedentë të të nxehtit afatgjatë mbizotëruan në Siberi dhe si rezultat, zjarret shkatërruese të pyjeve shpërthyen në rajon dhe u vërejtën shkrirje të akullnajave në shkallë të gjerë.
Duke theksuar se temperaturat e larta që u panë në Siberi vitin e kaluar ishin rezultat i ndryshimeve klimatike, Nulli tha se ngrohja globale është dyfishuar në Arktik, rajoni me ngrohjen më të shpejtë në botë.
Sekretari i Përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas tha se temperatura e lartë rekord e raportuar në Arkivin e Motit dhe Ekstremeve Klimatike të organizatës është një tregues se kambanat e alarmit po bien mbi ndryshimet klimatike.
Taalas tha se një rekord i ri i temperaturës (18.3 gradë Celsius) u vendos për Antarktikun në vitin 2020.
Regjistrohet temperaturë historike
Temperatura prej 38 gradë Celsius e matur më 20 qershor 2020 në qytetin Verkhoyansk të Siberisë, ka hyrë në histori.
“Verkhoyansk është përgjithësisht një nga pikat më të ftohta në botë. Ky rajon ishte një nga pikat më të ftohta në dimrin 2019-2020 me 60 gradë Fahrenheit nën zero në nëntor të vitit të kaluar”, njofton kanali amerikan CBS.
Në raport thuhet se një temperaturë e tillë nuk ishte regjistruar më parë në Polin e Veriut. Në vitin 1915 në qytetin Fort Yukon të Alaskës u regjistrua 100 gradë Fahrenheit.
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...