Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (ËFP) ka njoftuar një plan 6.6 miliardë dollarë për të luftuar urinë në botë, në përgjigje për Elon Musk, i cili tha se është i gatshëm të shesë aksionet e Tesla dhe t’i dhuronte paratë për ndihmë.
David Beasley, drejtor i Programit të Ushqimit të OKB-së dhe ish-guvernator republikan i Karolinës së Jugut, ka njoftuar një plan për të shpërndarë vakte dhe kupona ushqimore për më shumë se 40 milionë njerëz në 43 vende. Kjo do të parandalonte, thotë ai, një katastrofë që mund të ndodhte së shpejti, transmeton portal arbresh.info
Në një dokument të publikuar nga ai, propozohet ndarja e 3.5 miliardë dollarëve për blerjen dhe dërgimin e ushqimit, miliardë dollarë për kuponat e ushqimit në vendet ku mund të blihet dhe shpenzimin e 700 milion dollarëve për të menaxhuar programe të reja ushqimore të përshtatura për kushtet lokale.
400 milionë dollarë shtesë do të përdoren për menaxhimin, administrimin dhe koordinimin e furnizimit me ushqim.
“Bota është në rrezik”, shkroi Beasley. “Kam paralajmëruar një stuhi që po shpërthen për shkak të Covid, luftërave, ndryshimeve klimatike dhe së fundmi rritjes së kostove në ushqim”.
“Kjo krizë kërkon zgjidhje urgjente, nuk ka precedent dhe është e mundur të shmanget”.
“Ju po kërkoni një plan të qartë dhe llogari të hapura. Ja ku është! Ne jemi gati të flasim me ju, si dhe me këdo tjetër që dëshiron seriozisht të shpëtojë jetë,” shkruan ai.
Megjithatë, Musk ende nuk është përgjigjur.
Sipas raportit të OKB-së, gjysma e popullsisë në Afganistan, rreth 22.8 milionë njerëz, janë duke u përballur me një krizë akute urie.
Papunësia e madhe dhe mungesa e likuiditetit nënkuptojnë se vendi është në prag të një krize humanitare dhe 3.2 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik, përfundon raporti.
I gjithë ky debat filloi kur kreu i Programit Botëror të Ushqimit deklaroi se “një grup i vogël individësh jashtëzakonisht të pasur mund të ndihmojnë në trajtimin e urisë në botë vetëm me një pjesë të vogël të pasurisë së tyre./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike