Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Princi Zeid bin Raad Al Hussein, tha të mërkurën se Irani duhet të frenojë forcat e sigurisë në mënyrë që të shmangë nxitjen e dhunës dhe të respektojë të drejtat e protestuesve për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor.
Në një deklaratë, princi Zeid tha se më shumë se 20 vetë u vranë dhe qindra u ndaluan në të gjithë Iranin gjatë javës së kaluar dhe u kërkoi autoriteteve të zhvillonin “hetime të plota, të pavarura dhe objektive në të gjitha aktet e dhunës”, raporton skynewsarabia, transmeton arbresh.info
“Protestuesit kanë të drejtë të dëgjohen,” tha ai, duke theksuar se autoritetet duhet të bëjnë një përpjekje “për të siguruar që forcat e sigurisë të veprojnë në mënyrë proporcionale dhe të nevojshme dhe të jenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.
Në Iran që nga e enjtja janë duke u zhvilluar protesta masive, për shkak të korrupsionit të regjimit në disa qytete, duke vrarë të paktën 21 vetë, të qëlluar nga policia iraniane. Sipas shifrave të lëshuara nga autoritetet, 450 persona janë arrestuar në Teheran që nga e shtuna në mbrëmje dhe qindra më shumë në provincat e tjera në një përpjekje për të shtypur kryengritjen, e cila po zgjerohet. Protestat, të cilat filluan javën e kaluar, janë protesta më serioze që nga kryengritja e vitit 2009, shkaktuar nga rizgjedhja e presidentit Mahmoud Ahmadinexhad./Arbresh.info/