Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësimin e thellë” për fatin e Princeshës Latifa të Dubait, pasi kanë kaluar dy muaj që kur ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojë prova se ajo është akoma gjallë.
Në shkurt, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kërkoi prova në lidhje me vajzën e sundimtarit të Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, pasi BBC transmetoi një video të xhiruar nga Latifa, në të cilën ajo thoshte se po mbahej rob, dhe kishte frikë për jetën e saj.
Sheikh Mohammed është nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Dubai është një nga shtatë emiratet. Vajza e tij 35 vjeçare nuk është parë në publik që nga marsi i vitit 2018, kur asaj i dështoi përpjekja për t’u larguar nga vendi.
“Ne nuk kemi asnjë provë se ajo është gjallë. Do të donim vetëm një provë të vetme bindëse se ajo është gjallë”, u tha gazetarëve në Gjenevë, Marta Hurtado, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Emiratetet e Bashkuara Arabe kanë thënë se për të janë duke u kujdesur, si familja ashtu edhe profesionistët shëndetësorë, raporton Rel.
Gjykata Supreme në Londër pati vendosur më 2019 se sheiku Mohammed bin Rashid al Maktoum, ka rrëmbyer të dyja vajzat e veta dhe i ka mbajtur kundër dëshirës së tyre.
LDK thotë se nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, reagon Qeve...
Haradinaj: Pasiguria e krijuar nga qeveria ka ndikuar negati...
KFOR-i përkujton ushtarët e parë britanikë që humbën jetën n...
De la Fuente kritikon Real Madridin për mos pjesëmarrjen në ...
Izraeli thotë se diskutimet për armëpushim do të vazhdojnë
Momenti kur Monika Kryemadhi nga Parlamenti lexon postimin e...