Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, administratës së juntës e cila mori nën kontroll qeverisjen në Mianmar duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur me 1 shkurt 2021, i ka bërë thirrje që muslimanët e Arakanit të përfshihen në zgjidhjen e krizës politike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë tha se Guterres ka bërë një vlerësim për përvjetorin e fillimit të spastrimit etnik masiv kundrejt muslimanëve të Arakanit më 24 gusht 2017.
Guterres ka theksuar se muslimanët e Arakanit përballen me diskriminim të gjerë në Mianmarin me shumicë budiste.
Pasi junta ushtarake mori nën kontroll qeverisjen në Mianmar, situata e sigurisë dhe e të drejtave të njeriut është përkeqësuar deklaroi Guterres, i cili është shprehur se muslimanët e Arakanit duhet të jenë pjesë e natyrshme e zgjidhjes së krizës në Mianmar.
“Është shumë e rëndësishme se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme”, tha Guterres.
Grushti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend, mori pushtetin më 1 shkurt 2021. Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kundërshtare, deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona. Që nga grushti i shtetit e deri më tani janë arrestuar rreth 13 mijë persona, ndërkohë që mbi 10 mijë ndodhen ende nën arrest.
Gjykatat ushtarake kanë dhënë dënime me vdekje ndaj 114 të burgosurve politikë përfshirë 2 fëmijë, ndërsa së fundmi me 25 korrik me urdhër të gjykatës ushtarake ku u gjykuan u ekzekutuan me dënimin me vdekje 4 persona, përfshirë edhe një deputet nga ish-partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).
Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit
Ushtria e Mianmarit dhe bandat budiste filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 ndaj stacioneve kufitare në rajonin Arakan të Mianmarit.
Sipas OKB-së, që nga gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 900 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore që kanë publikuar provuan se qindra fshatra janë shkatërruar.
Agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike