Google ADS

OKB: Integriteti i centralit bërthamor është shkelur

01:36 | 3 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka bërë të ditur se integriteti fizik i uzinës bërthamore të Zaporizhia të pushtuar nga Rusia ishte shkelur disa herë.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi u shpreh se ekipi i tij po ktheheshin përtej vijës së frontit për të vlerësuar dëmet fizike në centralin më të madh të energjisë bërthamore në Europë.

“The Guardian” raporton se ekipi i OKB-së po mashtrohet në centralin bërthamor, sipas zyrtarëve ukrainas. Zyrtarët rusë në termocentralin bërthamor Zaporizhia po manipulojnë dhe shtrembërojnë informacionin e ndarë me zyrtarët e IAEA-s , janë shprehur ata.

Sipas autoriteteve ukrainase rusët i bindën përfaqësuesit e misionit se trupat e mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike dhe jo njësitë luftarake të ushtrisë ruse ishin në stacion. Grossi tha se do të donte që të vizitonte të gjithë vendin, duke parë zona kyçe si sistemet e urgjencës dhe dhomat e kontrollit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjet e tij që të gjitha trupat të hiqen nga uzina – një kërkesë e mbështetur nga aleatët perëndimorë të Kievit dhe Kombet e Bashkuara. Agjencitë ruse të lajmeve po raportojnë se ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se Ukraina po bombardonte centralin bërthamor të Zaporizhia duke e akuzuar atë për terrorizëm.

Fabrika ndodhet në bregun jugor të një rezervuari të madh në lumin Dnipro që ndan forcat ruse dhe ukrainase në Ukrainën qendrore jugore. Para luftës, ajo furnizonte më shumë se një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës. Nga ana tjetër Ukraina filloi një ofensivë këtë javë për të rimarrë territorret jugore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme