India pritet të kapërcejë Kinën deri në mesin e vitit 2023 si kombi më i populluar në botë, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, duke ngritur pikëpyetje nëse një popullsi e re indiane do të nxisë rritjen ekonomike për vitet në vijim apo do të bëhet një detyrim.
Ndërsa 254 milionë banorët e Indisë sipas statistikave përbëjnë popullsinë midis moshës 15 dhe 24 vjeç dhe janë numri më i madh në botë, nga ana tjetër Kina po lufton me një popullsi në plakje.
Kjo ka ndezur pritshmëritë se ndryshimet demografike mund të hapin rrugën që India të bëhet një peshë e rëndë ekonomike dhe globale.
Qytetarët e rinj të Indisë mund të nxisin rritjen ekonomike të vendit për vitet në vijim, por po aq lehtë mund të bëhet problem nëse ata nuk janë të punësuar në mënyrë adekuate.
Ekonomistët kanë paralajmëruar se edhe pse ekonomia e Indisë është ndër me rritjen më të shpejtë ndërsa popullsia e saj rritet, papunësia është rritur gjithashtu.
Gjigandi i teknologjisë Apple, ndër kompanitë e tjera, shpreson ta kthejë Indinë në një qendër të mundshme prodhuese ndërsa zhvendos një pjesë të prodhimit jashtë Kinës, ku pagat po rriten ndërsa popullsia në moshë pune zvogëlohet.
Raporti i OKB-së tha se India do të ketë rreth 2.9 milionë njerëz më shumë se Kina diku nga mesi i këtij viti.
India do të ketë rreth 1,4286 miliardë njerëz kundrejt 1,4257 miliardë të Kinës kontinentale, sipas parashikimeve të OKB-së.
Demografët thonë se kufijtë e të dhënave të popullsisë e bëjnë të pamundur llogaritjen e një date të saktë, India nuk ka bërë një regjistrim që nga viti 2011.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...