Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se fëmijët palestinezë po përballen me vdekje dhe lëndime të rënda nga bombat e pashpërthyera të shpërndara në të gjithë Rripin e Gazës.
Në incidentin më të fundit më 29 qershor, një vajzë nëntë vjeçare thuhet se u vra dhe tre të tjerë u plagosën, nga një bombë e pashpërthyer në jug të Khan Younis, tha OCHA. Tetë fëmijë të tjerë janë plagosur në dy incidente të tjera të fundit që përfshijnë bomba të pashpërthyera, shtoi OCHA.
Sipas Shërbimit të OKB-së për Veprimin ndaj Minave (UNMAS), të paktën 10 për qind e municioneve potencialisht dështojnë, që do të thotë se shumë nga qindra mijëra tonë mbeturina lufte në Gaza përmbajnë eksplozivë.
Zyra e Qeverisë për Media në Gaza ka vlerësuar se të paktën 75,000 ton eksploziv janë hedhur në Gaza që nga tetori./euronews
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual