Në 50 vjetët e fundit më shumë se 2 milion njerëz kanë vdekur për shkak të fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, siç janë përmbytjet dhe vala e nxehtësisë, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së.
Më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
Numri i fatkeqësive është rritur për pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.
Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) tha se në raportin e saj është bërë përmbledhja më gjithëpërfshirëse e vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe fatkeqësitë për shkak të ndryshimeve klimatike, raporton REL.
Hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300,000 vdekje, dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.
Raporti tregon se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.
“Humbjet ekonomike po rriten”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.
Sipas tij, “përmirësimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm ka çuar në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë”.
Organizata tha se raporti i saj, në të cilin përfshihen raporte të detajuara rajonale, do të përdoret për të ndihmuar qeveritë të zhvillojnë politika për të mbrojtur më mirë njerëzit.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...