Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në veriperëndim të Sirisë, e cila paraqet një rrezik në rritje për civilët.
Farhan Haq, zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha se luftimet e vazhdueshme kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje të dhjetëra civilëve në javët e fundit, përfshirë gra dhe fëmijë.
“Raportet e fundit tregojnë se shtatë civilë, përfshirë tre fëmijë, u vranë në bombardimet e fshatit Beiyloun në pjesën jugore rurale të Idlibit të enjten. Shtatë civilë të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë”, tha Haq.
“Sulme të tilla shkaktojnë shqetësime në lidhje me pajtueshmërinë me ligjin ndërkombëtar humanitar, i cili kërkon që palët të marrin të gjitha masat e mundshme paraprake për të shmangur dhe zvogëluar viktimat civile”, shtoi ai.
Një korrespodent i AA-së ka mësuar se 13 persona janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit sirian dhe grupeve aleate terroriste në zonat e banuara në provincën veriperëndimore të Idlib të dielën./AA
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...