Rastet e raportuara të dhunës seksuale në Ukrainë po rriten, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së jordanezja Sima Bahous, drejtoresha ekzekutive e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për gratë (UN Women), shkruan skynews.
“Kjo luftë duhet të përfundojë. Ne po dëgjojmë gjithnjë e më shumë për përdhunimin dhe dhunën seksuale. Këto janë akuza që duhet të hetohen në mënyrë të pavarur për të garantuar drejtësinë”, tha Bahous.
“Ne po shohim një sërë shenjash paralajmëruese për shkak të kombinimit të zhvendosjeve masive të refugjatëve të brendshëm dhe një prani të madhe të rekrutëve dhe mercenarëve, shoqëruar me brutalitetin kundër civilëve ukrainas,” shtoi ajo.
“Rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore po rritet ndërsa situata po bëhet edhe më e vështirë, “ theksoi Bahous.
Deklaratat e saj erdhën pas një vizitë në Moldavi, për të cilën ajo tha se kishte mirëpritur rreth 95,000 refugjatë ukrainas. Ajo vuri në dukje se ata që mbërritën ishin kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.
Bahous bëri thirrje për shtimin e forcave policore në kufirin midis Moldavisë dhe Ukrainës “në mënyrë që ato të mund të sigurojnë mbështetje për viktimat e dhunës dhe trafikimit me bazë gjinore. /arbresh.info/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...