Google ADS

OKB do të mbajë mbledhje urgjente për krizën në Ukrainë

01:58 | 24 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një mbledhje urgjente për situatën në Ukrainë.

Takimi do të fillojë nga ora 02:30 të mëngjesit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më herët gjatë ditës ka thënë se bota po përballet me “momentin e rrezikut”.

“Është koha për vetëpërmbajtje, arsye dhe përshkallëzim. Nuk ka vend për veprime dhe deklarata që do ta çonin këtë situatë të rrezikshme në humnerë”, tha ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainën lindore./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme