Kombet e Bashkuara thonë se sapo kanë dorëzuar paketën e parë të furnizimeve humanitare në Sumy.
Mijëra civilë janë larguar nga qyteti i rrethuar veri-lindor i Ukrainës, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur aty, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi këtu për të ndihmuar civilët më të cenueshëm të kapur në luftime, kudo që janë në Ukrainë,” tha Koordinatori i Krizave të OKB-së për Ukrainën Amin Aëad.
Kolona në Sumy përmban 130 tonë metrikë ndihma thelbësore, duke përfshirë ujë në shishe, ushqim të konservuar dhe furnizime mjekësore. Artikujt pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rreth 35,000 banorë.
OKB-ja ka thënë që kjo është dërgesa e parë në vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa ka bërë thirrje që të gjitha palët të lejohen të kenë qasje të papenguar dhe të qëndrueshme humanitare për vullnetarët dhe partnerët e saj./bbc/arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...