OKB ka dërguar 16 maunë me ndihma që do të shpërndahen në provincën veriperëndimore Idlib.
Kombet e Bashkuara (KB) kanë dërguar 16 maunë me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirinë ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë shkaku i konfliktit të brendshëm.
Maunet me furnizime kaluan nëpër pikën kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Ndihmat do të shpërndahen midis banorëve në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë.
Sipas shifrave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.
Idlibi bën pjesë në zonën e deeskalimit të përcaktuar në marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë në shtator të vitit 2018. Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë shkelur kushtet e armëpushimit duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës.
Fluksi i civilëve të zhvendosur ka rritur popullsinë e rajonit në rreth katër milion në vitet e fundit./AA/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...