Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 19 kamionë me ndihma humanitare në provincën siriane Idlib të shkatërruar nga lufta civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Kamionët kaluan portën kufitare Cilvegözü të Turqisë në provincën jugore Hatay.
Ndihma do të shpërndahet për ata që kanë nevojë në Idlib dhe në zonat e saj rurale.
Shtatorin e kaluar, Turqia dhe Rusia ranë dakord për ta kthyer Idlibin në një zonë të de-eskalimit ku aktet e agresionit janë shprehimisht të ndaluara.
Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së de-eskalimit.
Zona e de-eskalimit aktualisht është e banuar nga rreth 4 milionë civilë, përfshirë qindra mijëra njerëz të shpërngulur nga forcat e regjimit nga qytetet e tyre në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
Siria mbetet e përfshirë në një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.
Sipas OKB-së që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë