Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka rënë dakord që të dërgojë hetues të krimeve të luftës në Jemen, duke kapërcyer kështu rezistencën nga Arabia Saudite, e cila kërkoi që të shmanget një hetim i pavarur ndërkombëtar.
Në një rezolutë të miratuar me konsensus, këshilli mandoi shefin e të drejtave të OKB-së Zeid Ra’ad Al Hussein të dërgonte një grup “ekspertësh të shquar” në Jemen, transmeton portali arbresh.info
Grupi do të “kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut” dhe do të përpiqe që të “identifikojë ata që janë përgjegjës”.
Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi është akuzuar për bombardime të shkollave, tregjeve, spitaleve dhe objekteve të tjera civile në mbështetje të presidentit jemenas, Abedrabbo Mansour Hadi.
Në anën tjetër, rebelët Huthi të mbështetur nga Irani janë akuzuar për abuzime, të cilat gjithashtu do të shqyrtohen nga ekipi i OKB-së.
Nga konflikti të Jemen janë vrarë më shumë 8,500 njerëz dhe janë plagosur rreth 49 mijë, raporton OBSH.
Më shumë se 17 milionë jemenas tani ballafaqohen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe me epideminë e kolerës, e cila ka vrarë më shumë 2,100 njerëz që nga muaji prill.
Situata në Jemen është përshkruar si “kriza më e keqe humanitare në botë”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...