Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 80 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, ku miliona njerëz kërkojnë ndihmë në mënyrë të dëshpëruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjetet e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore të Turqisë, Hatay, e cila kufizohet me Idlibin.
Ndihma do të shpërndahet tek njerëzit në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...