OKB dërgon 36 mauna me ndihma në Idlib

16:30 | 22 Qershor 2020
Arbresh.info

Maunat me furnizime hynë në qytetin sirian përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu të provincës jugore të Turqisë, Hatay.

OKB-ja sot ka dërguar gjithsej 36 mauna me ndihma humanitare për njerëzit në nevojë në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib.

Maunat me furnizime hynë në qytetin sirian përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu të provincës jugore të Turqisë, Hatay.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave rurale pranë.

Siria është përfshirë nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milion janë zhvendosur./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme