Italia kërcënon se do të ndalojë pagimin e kontributeve për BE-në, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve, shkruan DW. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet t’u ofrojnë rreth 150 emigrantëve në bordin e anijes së rojes bregdetare italiane “Diciotti”, mundësi “urgjente” strehimi, kërkoi UNHCR-ja në një deklaratë të botuar në Gjenevë. Organizata i bëri thirrje Italisë që t’u lejojë menjëherë emigrantëve të zbresin nga bordi i anijes.
Komisioneri i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi e dënoi trajtimin e emigrantëve në “Diciotti” si “të rrezikshëm dhe imoral”. Jeta e refugjatëve është në rrezik, “ndërsa shtetet po zhvillojnë një betejë politike për zgjidhje afatgjata”, kritikoi ai.
Kërcënime nga Italia
Italia, e cila me rreth 20 miliardë euro, është kontribuesja e tretë më e madh në BE, pas Gjermanisë dhe Francës, ka kërcënuar se do të ndalojë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.
Italia, ku pjesëtare e qeverisë, është edhe partia ksenofobike Lega, po ndjek që nga fillimi i detyrës së qeverisë së re në qershor, një vijë të ashpër në politikën e refugjatëve.
Strehim në Sicili
Anija e rojes bregdetare italiane “Diciotti” shpëtoi javën e kaluar 190 vetë, 13 prej tyre u dërguan menjëherë në spital. Qeveria italiane fillimisht i refuzoi anijes së rojës bregdetare që të ankoronte në portet italiane. Por ndërkohë anija “Diciotti” u lejua të ankoronte në Catania.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...