Që nga 1 tetori numri i migrantëve që humbën jetën në brigjet e Libisë është rritur në 100, bëri të ditur sot Agjencia e OKB-së për Migracionin.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se nga 1 tetori janë përmbytur 8 anije në Mesdheun Qendror.
Anija e fundit që u përmbyt të enjten kishte mbi 120 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Dyzet e shtatë të mbijetuar janë sjellë në breg nga rojet bregdetare dhe peshkatarët ndërsa 31 trupa janë marrë, teksa kërkimi për viktimat vazhdon.
Këtë vit, të paktën 900 persona e kanë humbur jetën në Mesdhe duke u përpjekur të arrijnë në brigjet evropiane.
Më shumë se 11.000 të tjerë janë kthyer në Libi, duke i rrezikuar ata të përballen me shkelje të të drejtave të njeriut, ndalim, abuzim, trafikim dhe shfrytëzim, siç është dokumentuar nga OKB-ja.
IOM ka regjistruar ngritje të fundit të largimeve nga vendi me rreth 1.900 të cilët janë interceptuar dhe kthyer dhe mbi 780 mbërritje në Itali nga Libia që nga fillimi i tetorit.
IOM tha se është alarmante përkeqësimi i kushteve humanitare të migrantëve të ndaluar në qendra të mbipopulluara, arrestime dhe burgosje të përhapura arbitrare, zhvatje dhe abuzim.
Agjenca e OKB-së tha se Libia nuk është një port i sigurt për kthim duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian të ndërmarrë veprime urgjente dhe konkrete “për t’i dhënë fund ciklit të kthimit dhe eksploatimit”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...