OKB: Bota përballet me krizën më të madhe humanitare që nga viti 1945

13:25 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Shefi i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Stiven O’Brajen, ka thënë të shtunën se bota po përballet me krizën më të madhe humanitare që nga viti 1945, me ç’rast 20 milionë njerëz në katër shtete përballen me vdekje nga uria.

Ai në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se “pa përpjekje globale të koordinuara dhe kolektive njerëzit thjesht do të vdesin nga uria” dhe se “ende shumë prej tyre do të vdesin nga sëmundjet”, transmeton AP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme