Bota është kthyer pesë vjet pas në zhvillimin njerëzor, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.
Për herë të parë në historinë e tij 32-vjeçare, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i PNUD-it, i cili mat shëndetin, arsimin dhe standardet e jetesës së një vendi, ra për të dytin vit radhazi, duke e kthyer zhvillimin njerëzor global në nivelet e vitit 2016.
Versioni i fundit i raportit, i publikuar këtë të enjte, thekson “ndikimin shkatërrues” të dy viteve të fundit në miliarda njerëz në mbarë botën.
“Ne kemi parë fatkeqësi dhe konflikte më parë, por bashkimi i asaj që ne përballemi sot është një pengesë e madhe për përparimin njerëzor,” tha Drejtori Ekzekutiv i UNDP-së, Achim Steiner.
“Do të thotë se po vdesim më shpejt, jemi më pak të arsimuar dhe të ardhurat tona po bien.”
Mbi 90% e vendeve në mbarë botën do të regjistrojnë një rënie në rezultatet e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (HDI) në 2020 ose 2021, me mbi 40% të vendeve që do të kenë rënie në të dy vitet.
Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore janë goditur rëndë, ndërsa vendet evropiane duket se janë më pak të prekura. Vendet evropiane dominuan në krye të listës së HDI, me Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën që zënë tre pozitat e para, me nëntë nga dhjetë vendet e para në Evropë.
“Bota po përballet me një krizë. Ndërsa kostoja e jetesës dhe krizat e energjisë na tundojnë të përqendrohemi në zgjidhje të shpejta siç janë subvencionet e karburanteve. Në një botë të përcaktuar nga pasiguria, ne kemi nevojë për një ndjenjë të rinovuar të solidaritetit global për të trajtuar sfidat tona të përbashkëta.” shtoi Achim Steiner.
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i PNUD-it 2021
Zvicra, Norvegjia, Islanda, Hong Kong, Australia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Gjermania, Holanda, Finlanda, Singapor, Belgjika, Zelanda e Re, Kanadaja, Lihtenshtajni,Luksemburgu, Anglia, Japonia dhe Koreja.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...