Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi, pas presidenti i këtij vendi, Kaid Saied, ka rrëzuar Qeverinë dhe ka ngrirë Parlamentin, me ndihmën e ushtrisë.
Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të “ përmbahen nga dhuna, dhe të sigurojnë se situata është e qetë”.
“Të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, ka thënë Haq.
Ai ka mohuar nëse Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar situatën në Tunizi si përpjekje për puç .
Përleshjet kanë shpërthyer jashtë Parlamentit të Tunizisë më 26 korrik, pasi kryeministri Hichem Mechichi është shkarkuar.
Ky veprim është konsideruar nga partitë më të mëdha politike si puç.
Përleshjet kanë rezultuar me angazhim të trupave ushtarake, me qëllim të mbrojtjes së ndërtesave zyrtare në kryeqytetin e këtij vendi.
Vendimi i presidentit ka ardhur një ditë pas protestave kundër Qeverisë, për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.
Saied ka thënë, përmes një deklarate televizive më 25 korrik, se do të ketë autoritet ekzekutiv, pas shkarkimit të Mechichit.
Sipas tij, masat e marrë kanë për qëllim “ruajtjen” e Tunizisë.
Ai ka mbrojtur vendimin që ka marrë, duke thënë se ka qenë i bazuar në Kushtetutë.
Veprimet e tij përbëjnë sfidën më të madhe për sistemin demokratik në Tunizi, të instaluar pas revolucionit të vitit 2011./REL/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League