Google ADS

OKB apelon për mbrojtje të fëmijëve në mes të pandemisë COVID-19

10:46 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Raporti detajon se si sëmundja po i vë fëmijët në rrezik në fushat e kryesore, përfshirë arsimin, ushqimin, sigurinë dhe shëndetin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i ka bërë thirrje botës të mbrojë fëmijët, duke theksuar se jeta e tyre po prishet nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19.

Shefi i OKB-së tha se bota po kalon një “model alarmi” pasi virusi COVID-19 përhapet në të gjithë globin dhe se shoqëritë e varfra dhe të cenueshme janë duke u goditur më shumë.

“Jam veçanërisht i shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve në botë. Fatmirësisht, fëmijët deri më tani kryesisht janë kursyer nga simptomat më të rënda të sëmundjes. Por, jeta e tyre po kthehet me kokën poshtë. Unë u bëj thirrje familjeve kudo dhe udhëheqësve në të gjitha nivelet… mbroni fëmijët”, tha Guterres përderisa lëshoi një raport mbi rrezikun që përballen fëmijët.

Raporti detajon se si sëmundja po i vë fëmijët në rrezik në fushat e kryesore, përfshirë arsimin, ushqimin, sigurinë dhe shëndetin. Sa i përket arsimit, shefi i OKB-së tha se pothuajse të gjithë nxënësit janë jashtë shkollës për shkak të pandemisë.

“Disa shkolla po ofrojnë mësim në distancë, por kjo nuk është e disponueshme për të gjithë. Fëmijët në vendet me shërbime të ngadalta dhe të shtrenjta të internetit janë në disavantazhe të mëdha”, tha Guterres.

Sa i përket ushqimit, Guterres tha se 310 milionë fëmijë mbështeten në shkollë për një burim të rregullt të ushqimit të përditshëm, duke shtuar se “Edhe para COVID-19 bota u përball me norma të papranueshme të kequshqyerjes së fëmijëve”.

– Dhuna në familje

Ai po ashtu paralajmëroi se fëmijëve u mungon edhe siguria, sepse niveli i stresit në familje është në rritje.

“Fëmijët janë viktima dhe dëshmitarë të dhunës në familje dhe abuzimit. Ekziston po ashtu një rrezik që vajzat të braktisin shkollën, duke çuar në një rritje të shtatzënive adoleshente”, tha Guterres.

Guterres u kërkoi liderëve botërorë që të qetësojnë ndikimin e pandemisë.

“Ne duhet të veprojmë tani për secilën nga këto kërcënime për fëmijët tanë”, shtoi ai.

Në nivel global, bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, mbi 2.1 milionë njerëz kanë kontraktuar koronavirusin, me mbi 140 mijë të vdekur./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme