Të paktën, 902 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti deri në mesnatën e 19 marsit, thotë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut. 1,459 persona të tjerë janë plagosur, kryesisht nga sulmet ajrore.
Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, përcjell abcnews.al.
Më herët, zëvendëskryeministri i Ukrainës i tha Sky News se numri i vdekjeve të civilëve është “shumë më i madh se ato nga forcat e armatosura të Ukrainës”.
Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, vlerësohet se 2,400 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit, megjithëse nuk është e qartë se sa prej tyre janë civilë. /abcnews.al
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...