Të paktën 847 civilë, duke përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, thotë OKB.
1.399 janë plagosur, transmeton portal arbresh.info
Viktimat, të regjistruara nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, besohet të jenë “dukshëm më të larta” pasi zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë informacionin në zonat ku ka luftime intensive.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” thotë raporti i OKB-së./arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...