Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se deri më tani të paktën 636 civilë kanë humbur jetën në luftën e madhe mes Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas CNN, të cilët citonin OKB-në, është publikuar një statistikë e frikshme prej 40 vdekjeve në bazë ditore, ku në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë 6 vjeçare, 10 djem të moshës së mitur, si dhe 30 fëmijë të tjerë të cilët ende nuk është mësuar gjinia apo edhe mosha e tyre, përcjell arbresh.info.
Nga ana tjetër, mësohet se të paktën 1125 civilë deri më tani janë të plagosur.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore. OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime të ashpra është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Ndërsa sot gjatë ditës, është mbajtur edhe raundi i katër i bisedimeve mes delegatëve të Ukrainës dhe të atyre të Rusisë në formatin Online. /arbresh.info/
Inzaghi pas barazimit me Juventusit: Jam shumë i zemëruar, e...
Uji në liqenin e Badocit ende ma mangan të lartë
Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zg...
Hamza në Podujevë: Për llapjanët kemi ofertën më të mirë
FC Besa Peja ankohet në referim pas barazimit ndaj Drenicës
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite përgjimet e ...