Google ADS

OKB: 636 civilë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

17:02 | 14 Mars 2022
KRG

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se deri më tani të paktën 636 civilë kanë humbur jetën në luftën e madhe mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas CNN, të cilët citonin OKB-në, është publikuar një statistikë e frikshme prej 40 vdekjeve në bazë ditore, ku në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë 6 vjeçare, 10 djem të moshës së mitur, si dhe 30 fëmijë të tjerë të cilët ende nuk është mësuar gjinia apo edhe mosha e tyre, përcjell arbresh.info.

Nga ana tjetër, mësohet se të paktën 1125 civilë deri më tani janë të plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore. OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime të ashpra është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Ndërsa sot gjatë ditës, është mbajtur edhe raundi i katër i bisedimeve mes delegatëve të Ukrainës dhe të atyre të Rusisë në formatin Online. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme