Google ADS

OKB: 6 milionë afganë në rrezik nga uria

01:47 | 31 Gusht 2022
Trina Galanxhi

OKB ka paralajmëruar se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria.

Sipas Martin Griffiths, shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare thotë se mbi gjysma e popullsisë afgane prej 39 milionë banorësh ka nevojë për ndihmë humanitare.

“Varfëria po thellohet, popullsia ende po rritet dhe autoritetet de fakto nuk kanë buxhet për të investuar për të ardhmen e tyre. Për ne është e qartë se nevojitet që të rikthehet njëfarë mbështetje e zhvillimit”, u shpreh ai gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Talebanët u rikthyen në pushtet në Gusht të vitit 2021 pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën trupat ushtarake nga vendi dhe qeveria paraprake afgane ra shumë shpejt pas kësaj. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka njohur qeverinë e talibanëve, e cila po shtyp të drejtat e grave.

Talebanët nuk janë njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri e huaj dhe janë ende subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, të cilat OKB-ja dhe grupet e ndihmës thonë se tani po pengojnë operacionet humanitare në vend..klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme