Njëzet e dy emigrantë etiopianë janë zhdukur pasi janë hedhur në det nga Jemeni, tha të premten Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), raporton Reuters.
Zëdhënësi i IOM Joel Millman tha se njerëzit e zhdukur ishin në një nga katër anijet që sollën 602 burra dhe gra etiopiane në brigjet e guvernatorit Shabwa të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
“Me sa kuptojmë udhëtarët në barkë ishin hedhur në ujë të thellë dhe u detyruan të notonin në breg. Asnjë trup nuk është gjetur, por 22 mbeten të zhdukur “, tha Millman për një konferencë të rregullt të OKB-së në Gjenevë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme të incidentit.
“Pavarësisht nga problemet e vështira të sigurisë në Jemen, është ende një pikë tranziti për emigrantët dhe ne jemi ende duke dëgjuar shpesh këto raporte,” tha ai.
Vitin e kaluar 87,000 emigrantë shkuan në Jemen, kryesisht me traget nga Xhibuti.
Shumë prej tyre mendohet se kanë cak pjesët më të pasura të Gjirit Arab në vend që të ndalen në Jemen, i cili është shkatërruar nga një luftë civile dhe një kolaps ekonomik që ka shtyrë më shumë se 8 milionë njerëz në prag të urisë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...