Sipas OKB-së, situata humanitare në Ukrainë do të përkeqësohet nëse trendi aktual vazhdon dhe planifikon të sigurojë ndihmë humanitare për 11 milionë ukrainas këtë vit.
Kështu ka thënë Saviano Abreu, përfaqësues i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Ukrainë, në një intervistë për Interfax-Ukraine, siç raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.
“Invazioni rus në shkallë të plotë ka çuar në një krizë të rëndë humanitare… 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata janë pothuajse gjysma e njerëzve që janë aktualisht në Ukrainë”, tha Abreu.
“Ne presim që deri në fund të vitit të rrisim volumin e ndihmës humanitare dhe t’i ofrojmë 11 milionë njerëzve ndihmë…Qëllimi ynë është të ndihmojmë të paktën 11 milionë njerëz nga mbi 18 milionë që kanë nevojë për ndihmë”, tha Abreu.
Ai theksoi se dimri po afron dhe kjo do të krijojë rreziqe të reja dhe do të rrisë nevojat e njerëzve.
Sipas të dhënave të OKB-së, 7.3 milionë ukrainas morën ndihmë humanitare në gjashtë muajt e parë të këtij viti./tch
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para